Categories: Aktualitete

Рasaportën Greke: Lehtësim i madh që të merni, e konfirmon edhe vetë Ministri i Brendshëm, ja detajet

Greqia duket se ka hapur një kapitull të ri për pajisjen e të interesuarve për nënshtetësinë greke. Sipas ministrit të Brendshëm, Makis Voridhis, i cili më 22 mars ka shtypur butonin “start” të platformës së re elektronike, do të përfshihen të gjithë aplikantët, ata në pritje dhe të rinjtë.

Advertisement

Platforma e shumëdiskutuar do të ofrojë testimin elektronik të gjuhës dhe historisë/ kulturës greke, një tjetër risi e përfshirë në reformën e fundit ligjore të Kodit të Nënshtetësisë.

Ata shqiptarë të interesuar mund të klikojnë në faqen elektronike të Sekretarisë së Përgjithshme të Nënshtetësisë, jo vetëm për të gjithë informacionin e nevojshëm, por edhe për të mësuar njohuri që do t’u bien në provim. Në një lidhje “Skype” për Wake Up, eksperti i çështjeve të emigracionit, Fatos Malaj sqaroi me detaje të gjithë procedurën.

“Së pari niveli i testimit është në shkallën B1 të njohurisë së gjuhës. Është një nivel, i cili përdoret edhe në Bashkimin Europian, është i njëjti që përdor BE për gjuhët e huaja.

Aty do të ketë të gjitha mënyrat e provimit, të cilat do të zhvillohen në të njëjtën ditë. Do të kemi provimin me shkrim, do të kemi kuptueshmërinë e testeve të shkruara, do të kemi provimin me gojë dhe kuptueshmërinë e të dëgjuarit të gjuhës së folur.Më pas do të kemi 4 tema që janë temat e pyetjeve të bankës së pyetjeve që ka nxjerrë Ministria e Brendshme, këtu hyjnë historia, gjeografia, hyn kultura dhe institucionet politike.Të gjitha këto do të zhvillohen pra brenda një dite. Provimi me shkrim do të jenë rreth 100 pyetje dhe tekste. Aplikanti do të zgjedhë më lotari 20, do të lexojë tekstin do të ketë një pyetje. Sërish do lexojë tekstin dhe do ketë pyetje dhe në fund do të bëjë një përmbledhje të atyre që lexoi apo edhe të pyetjeve që ju përgjigj.

Advertisement

Provimi me gojë do të jetë një dialog ndërmjet aplikantit dhe profesorit që do të ketë aty në qendër. Më pas kemi kuptueshmërinë e gjuhës së folur. Pra, aplikanti do të dëgjojë të incizuar një fragment dhe do të japë kuptimin e asaj që dëgjoi.

Mbrapa shkojmë te temat. Këti emiogranti, në 300 temat që do ketë përballë, do zgjedhë 20. Nga këto 20, 6 do jenë për historinë, 6 për institucionet politike, 4 tema janë për kulturën dhe 4 tema për gjeografinë.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

Shqipëria më e fortë si asnjëherë më parë: Baza e NATO-S Në Shqipëri frikë për Greqinë dhe Serbinë!

NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar…

3 hours ago
  • Aktualitete

Hoxha Mustafa: Duhet rrespektuar edhe Vuçiq, edhe ai është NJERI

“H.oxha nga Republika e Serbisë: “Ta respektojmë Vuciqin, Kosova është dj.ep i Serbisë. Myftiu nga…

3 hours ago
  • Aktualitete

Sondazh: A mendoni qe nuk jane manipuluar VOTIMET ?! PO-JO

Sondazh i bere online pasi shume qytetare ne kane shkruajtur qe nuk eshte ne rregull…

6 hours ago
  • Aktualitete

Po “tronditet” Opozita Levizja Vetevendosje fiton keto 5 Komuna

Deputetja nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli përmes disa postimëve në Facebok ka bërë të…

6 hours ago
  • Aktualitete

E PABESUESHME/ Bekim Jashari po merr “goditje” nga ana e PDK-se dhe Mergim Lushtakut – Ja fjalet e papranueshme

E PABESUESHME/ Bekim Jashari po merr “goditje” nga ana e PDK-se dhe Mergim Lushtakut –…

7 hours ago
  • Aktualitete

Reagimi i Bekim Jasharit per humbjen e zgjedhjeve po le gjithe vendin pa fjale – E PAPRANUESHME

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se pati vj,ed,hje,s të fitores përmes…

7 hours ago