Categories: Aktualitete

Ardi Veliu, letër e hapur ambasadores Yuri Kim: Dua ta dij pse kërkuat dorëheqjen time kur e dini se kam punuar si askush më parë!

Ardi Veliu, ish Drejtori i Policisë së Shtetit, fill pas dorë.heqjes, vendosi t’i shkruajë një letër ambasadores Yuri Kim, për t’i kërkuar disa shpjegime në lidhje me dorëheqjen, që sapo kishte dhënë.

Advertisement

Letra i ra në dorë të parit, korres.podentit të rubrikës sonë satirike, “Tej e Këtej”, që u ndodh rastësisht në Postë. Ja pak a shumë letra:

E nderuar shkëlqesia juaj zonja Yuri Kim!

Më falni, që unë, Ardi Veliu, një ish kryepo.lic i përulur, i policisë së njohur shqiptare, po ju shq.etësoj dhe po ju marr kohën, nga koha juaj e v.yer, në të mirë të Shqipërisë, që ju me shumë sukses, po e drejtoni drejt majave të lirisë dhe demokracisë bashkë.

Arsyeja themelore, që unë shkëlqesia juaj, po ju shkruaj këtë letër, është një fakt i çuditshëm, që jo vetëm mendja ime prej polici nuk e kupton, por edhe sikur të mbledhësh bashkë, mendjet e të gjithë shqiptarëve, nuk kanë për ta kuptuar.

Advertisement

Pyetja ime në këtë rast, është shumë e thjeshtë; Si është e mundur shkëlqesia juaj, zonja Yuri Kim, që në këtë vend që e ka bekuar vetë Zoti, Amerika, por edhe ju, askush nuk jep dorëheqjen, por vetëm ne drejtorët e Policisë së Shtetit?!

Si ka mundësi, shkëlqesia juaj, që në këtë vend thellësisht demokratik, në tetë vjet të udhëheqjes së Rilindjes, kemi dhënë dorëheqjen në seri, pesë drejtorë të përgjithshëm të Policisë?! Si ka mundësi shkëlqesia juaj, që institucionin e rëndësishëm të dorëheqjes, e njohim dhe e zbatojmë me përpikmëri, vetëm ne drejtorët e policive? Si ka mundësi, zonjë e nderuar, që politikanët e këtij vendi kalben në politikë dhe nuk e njohin dorëheqjen? Si ndodh kjo gjë vetëm me ne kryepolicët?!

Sapo ministri Çuçi, më thirri dhe më tha, që ne kemi menduar, që ti të japësh dorëheqjen, unë në fillim, mbeta i gjithi i ngrirë në vend.

Pasi e mora veten dhe u largova nga zyra e Çuçit, thirra oficerin më të mençur, që ne kemi, i cili flet edhe gjuhën tuaj shumë të nderuar dhe e pyeta gjerë e gjatë, mbi institucionin e dorëheqjes. A ndodh kjo në botë dhe sidomos në Amerikë?- e pyeta.Më shpjegoi shkëlqesia juaj, se kjo gjë në botë ndodh vazhdimisht. Më shumë ndodh në Amerikë, më tha. Pastaj i kërkova të më shpjegonte një dorëheqje pi.kante dhe oficeri, me shumë dituri, më shpjegoi dorëheqjen e Presidentit Nixon.

U çudita shumë zonja Yuri. Nuk isha çuditur ndonjëherë kaq shumë në jetën time. Edhe u mallëngjeva… I shkreti presidenti Nixon, nuk kishte bërë gjë prej gjëje dhe për faj të të tjerëve, kishte dhënë dorëheqjen.

Rroftë Amerika, u thashë njerëzve në shtëpi dhe u përlota!Pas kësaj, i kërkova oficerit më të mënçur që kemi në polici, të shkruante ai dorëheqjen time. Me ta mbaruar oficeri i ditur, e nisëm drejt Endri Fugës.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

Shqipëria më e fortë si asnjëherë më parë: Baza e NATO-S Në Shqipëri frikë për Greqinë dhe Serbinë!

NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar…

3 hours ago
  • Aktualitete

Hoxha Mustafa: Duhet rrespektuar edhe Vuçiq, edhe ai është NJERI

“H.oxha nga Republika e Serbisë: “Ta respektojmë Vuciqin, Kosova është dj.ep i Serbisë. Myftiu nga…

3 hours ago
  • Aktualitete

Sondazh: A mendoni qe nuk jane manipuluar VOTIMET ?! PO-JO

Sondazh i bere online pasi shume qytetare ne kane shkruajtur qe nuk eshte ne rregull…

7 hours ago
  • Aktualitete

Po “tronditet” Opozita Levizja Vetevendosje fiton keto 5 Komuna

Deputetja nga radhët e VV-së, Fitore Pacolli përmes disa postimëve në Facebok ka bërë të…

7 hours ago
  • Aktualitete

E PABESUESHME/ Bekim Jashari po merr “goditje” nga ana e PDK-se dhe Mergim Lushtakut – Ja fjalet e papranueshme

E PABESUESHME/ Bekim Jashari po merr “goditje” nga ana e PDK-se dhe Mergim Lushtakut –…

7 hours ago
  • Aktualitete

Reagimi i Bekim Jasharit per humbjen e zgjedhjeve po le gjithe vendin pa fjale – E PAPRANUESHME

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se pati vj,ed,hje,s të fitores përmes…

7 hours ago