Categories: Aktualitete

Biseda sekrete mes Sali Berishës dhe Ramiz Alisë: Të mosprekim figurën e Enverit dhe do fitojmë zgjedhjet, populli s’kupton gjë

Kjo bisedë është zvilluar në një rreth të ngushtë të Partisë së Punës ku Ramiz Ali tregon takimin e datës 8 janar 1991, që ka zhvilluar me përfaqësues të Partisë Demokratike për të shmangur shtyrjen e zgjedhjeve që kërkonte PD, me qëllimin për të marrë kohën që i duhej për të përgatitur zgjedhësit e saj.

Advertisement

Gjithë biseda e zhvilluar tregohet në takimin e një dite më vonë nga Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më poshtë e sjellim të plotë rrëfimin nga Ramiz Alia të këtij takimi dhe debateve për shtyrjen e zgjedhjeve të para pluraliste, siç u quajtën atë kohë.

Rrëfimi i Ramiz Alisë, 9 janar 1991:Ramiz Alia: Ju thirra të bisedojmë për gjendjen e krijuar në prag të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor. Me kërkesën e tyre dje takova përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët përsëritën edhe një herë kërkesat e tyre:E para për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, sepse ky ligj sipas tyre doli para se të krijoheshin subjektet e reja politike dhe e ndan Partinë e Punës efektivisht në pesë pjesë, duke i dhënë mundësi asaj të paraqitet me pesë kandidatë.E dyta, për shtyrjen e zgjedhjeve tre muaj, pasi janë të papërgatitur, nuk janë në kushte të barabarta me Partinë e Punës dhe me subjetet e tjera elektoralë nga pikepamja materiale dhe e mundësive efektive të propagandës.Para se të hyj në thelbin e problemit u thashë, dua një përgjigje të saktë nga ju: primare keni çështjen e demokratizimit të vendit, interesit e atdheut, përparimin dhe zhvillimin e mbarë të tij apo marrjen e pushtetit?

Në qoftëse udhëhiqeni nga interest e atdheut, të zhvillimit ekonomik e politik dhe stabiliteitt të vendit e të tjera, u thashë, unë po ju them që gjendja aktualisht është jashtëzakonisht e rëndë, në një krizë ekonomike e politike, në një situatë që vendi mund të destabilizohet nga çdo pikëpamje dhe çdo veprim i gabuar i yni mund të ketë konsekuenca katastrofike. Gjendja ekonomike siç e shihni është shumë e keqe, po edhe gjendja politike nuk është e mirë; njerëzit nuk punojnë, por po rrinë rrugëve, nëpër mbledhje, nëpër mitingje, po merren me muhabete.Ndërkohë ata ndërhynë dhe thanë që të tëra mitingjet e Partisë së Punës janë bërë brenda orarit zyrtar. Domethënë u kemi dhënë ne argumente atyre.

Në vazhdim u thashë që zgjedhjet duhet të bëhen sa më shpejt në mënyrë që të krijohet Kuvendi i ri Popullor, të aprovohet Kushtetuta, të krijohet një stabilitet politik në vend, gjë që do të inkurajojë edhe marrë.dhën.iet me botën e jashtme e do krijohen premisa për t’u marrë seriozisht me çështjet e ekonomisë dhe të zhvillimit të vendit. Ky është qëndrimi që duhet të mbajë çdo patriot, çdo njeri i ndershëm i këtij vendi. Ju thoni se keni për qëllim mbarëvajtjen e vendit, atëherë nuk ka pse të mos jeni në një mendje për këtë çështje.

Advertisement

Teza e tyre ishte që nuk bëhemi dot gati, as kandidatët nuk i gjejmë dot deri në kohën që ka mbetur për zgjedhjet. Po edhe sikur të bëhen këto zgjedhje në kohën e caktuar, thanë, për mendimin tonë situate do të jetë po aq e rëndë sa është sot, sepse në opinion publik nuk fitojmë gjë, zgjedhjet do të konsiderohen unilaterale, për arsye se bëhen nga partia me të gjithë levat e veta, pra nuk do të ketë pamjen e një pluralizmi të vërtetë. Për rrjedhojë gjendja politike do të mbetet e njëjtë. Po edhe gjendja ekonomike nuk besojmë se do të pësojë ndonjë ndryshim të madh, duke marrë parasysh se imazhin në sytë e botës Shqipëria nuk e përmirëson. Me një fjalë, ata ngulin këmbë që zgjedhjet duhet të shtyhen, të bëhen në kushte më të favorshme, më demokratike etj. Fundi i fundit thanë, tre muaj kohë po kërkojmë. Në këto tre muaj nuk ka për të ndodhur ndonjë gjë, përkundrazi duhet t’i bashkojmë të tëra forcat që të shkojmë përpara e të tjera.
Gjatë takimit prej rreth dy orësh me ta, përveç kësaj çështjeje ata shtruan edhe disa ankesa: se janë të kufizuar në veprimtarinë e tyre, se nuk i ndihmon kush, përkundrazi u nxjerrin pengesa policia dhe komitetet e partisë në rrethe, se nuk kanë mjete material etj. Këtu unë ndërhyra e u thashë që të mos futeshin në ato çështje, se nuk ishte ky objekti i takimit tonë.

Duke parë argumentin që jepja unë, nëqoftëse nuk ka mundësi të shtyhen zgjedhjet tre muaj, thanë, atëherë shtyrja të bëhet dy muaj. Ne lëshuam, kurse ju nuk po lëshoni asgjë thanë. Këtu nuk është puna të lëshoni ju apo të lëshoj unë, u thashë, po problem është te situata e vendit që duhet të na preokupojë të tërëve. Për mua nuk ka rëndësi se sa vende do të fitojë kjo parti apo ky grup elektoral në zgjedhje, por që të formohet Kuvendi i ri Popullor, i cili duhet të aprovojë Kushtetutën duke i hapur rrugën shtetit ligjor e të tjera. Dhe ju nuk duhet t’i jepni rëndësi të madhe kësaj, u thashë, se në vend të 50 vendeve që ka parashikuar Sali Berisha, mund të fitoni 40 ose 60 vende. U hodh e tha që nuk kam bërë asnjë parashikim. Nga “Zëri i Amerikës” e kam dëgjuar i thashë; po të jetë nevoja ta dërgoj që ta dëgjosh dhe ti.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

Kurti:Ky vend ka v.ua.jtur për një qeverisje të mirë si e jona! A PAJTOHENI?

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se për këtë vit rritja ekonomike do të jetë rreth…

10 hours ago
  • Aktualitete

Do ndodhë para Kuvendít të 11 dhjetorít, analístí plas “bombën”: Salí Berísha arrestohet

Analisti Frrok Çupi mëngjesin e sotëm plasi “bo.mbën” duke thënë se Sali Berisha do të…

16 hours ago
  • Aktualitete

Mediat Serbe Pas Takimi Mes 2 Qeverive: “Shqipëria Dhe Kosova Do Të Bashkohen”

“Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen”, kështu e nis artikullin media serbe b92.net.Një shkrim kushtuar…

16 hours ago
  • Aktualitete

Daçiq: Thaçi dhe Veseli duhet te denohen për ush.taret serb qe i humbem në…

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se është mirë që Dhomat e Specializuara…

16 hours ago
  • Aktualitete

Sondɑzh: A duhet ti konfiskohet pasuria ish Kryeministrit Sali Berishës/Voto PO – JO

Pre.sioni i jashtëzakonshëm i Brukselit mbi kryeministrin Edi Rama, për të ndj.ekur shembullin e Kroacisë…

16 hours ago
  • Aktualitete

Medita Serbe “Bombardojne”Pas Deklarates Se Ramës, Se Do Të Votonte Haptas Për Bashkimin E Shqipërisë Me Kosovën

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të dy, Shqipërisë dhe…

16 hours ago