Categories: Aktualitete

E bën Abazoviç atë që nuk po e bëjne kryeministrat shqiptarë: Brenda vitit ngrihet shtatorja e Skënderbeut në Ulqin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë të dhënë për analistin Mentor Nazarko, ka shpalosur vizionin e tij për të ardhmen e rajonit, si dhe ka folur mbi marr.ëdhëniet e tij me kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti.

Advertisement

Abazoviç kërkon që Shqipëria të jetë më e pranishme dhe të interesohet më shumë për çështjet e shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo është kritika që ai ka për vendin tonë, por shton se së fundmi ka parë një ndryshim të situatës për mirë.

Ndër të tjera Abazoviç ka bërë të ditur se brenda vitit në hyrje të qytetit të Ulqinit do ngrihet shtatorja e heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut.

Pjesë nga intervista: “Shqipëria është e pranishme, por ekziston një mundësi për të qenë shumë më e pranishme se është. Në kohën e kaluar nuk pata mundësi për ta dhënë mendimin tim personal si politikan. Kam qene i fru.struar me mosinteresimin e Shqipërisë për çështjet në Mal të Zi, ose ai interesim ka qenë shumë i vogël. Dua me konstatu se në vitet e fundit ka fillu me ndrru ajo çështje dhe e shoh se ekziston një interesim më i madh,” shprehet zv/kryeministri i Malit të Zi ndërsa thekson se së shpejti do të vizitojë edhe Tiranën.”

Ndërsa thotë se dy vendet duhet të jenë më mirë të lidhura me infrastrukturë, Abazoviç shpjegon se nëse krijohen kushtet në Ulqin, atëherë edhe vizitorët do të shtohen.

Advertisement

“Ne duhet të lidhemi më mirë, me infrastrukturë. Sidomos Ulqini me Shkodrën. Ne duam që të të krijojmë kushte, dhe jam i sigurt që njerëzit që kanë para dhe janë nga Shqipëria kanë me ardh në Ulqin.”

Abazoviç në intervistën e dhënë për analistin Mentor Nazarko u shpreh se dialogun Kosovë-Serbi e përkrah maksimalisht. Sipas tij, pa njohje të ndërsjellë mes dy shteteve, nuk mund të ketë një zgjidhje të ngërçit.

“E përkrahamin maksimalisht dialogun, ne mendojmë që jashtë asaj nuk mund të gjendet zgjidhje. Dihet si ka me përfundu. Pa njohjen e dy shteteve, ky pr.oblem nuk mundet me u zgjidh. Maksimalisht, qeveria e Malit të Zi, unë personalisht, dhe të gjithë anëtarët e qeverisë, jemi që të dyja palët ta zgjidhin në mënyrë sa më demokratike…dhe të kemi një ardhmëri shumë më paqësore…”

Ndërsa, i pyetur për të përbashkëtat dhe ndryshimet që politikat e tij kanë me ato të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Abazoviç tregoi se diferencat lindin kryesisht nga rrethanat e ndryshme të dy shteteve.

Siç shpjegon vetë, politikat e tij kanë një frymë më evropiane krahasuar me ato të liderit të Kosovës.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

A ka përhajr, Ganimete Musliu vendos ti jep fund beqaris me këtë person që e njihni të gjithë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu asnjëherë pothuajse nuk ka bërë publike diçka nga…

1 hour ago
  • Aktualitete

A do e votonit Xhavit Halitin për President në vend të Vjosës?PO apo JO?

Haliti është ndër njerëzit më të paprekshëm në PDK, dhe në vazhdimësi ka qenë në…

1 hour ago
  • Aktualitete

“Shkurt dhe qartë” nga Yuri Kim: SHBA do u kërkojë llogari të korruptuarve, disa të tjerë janë në listë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e anë të një postimi në…

1 hour ago
  • Aktualitete

“Shkurt dhe qartë” nga Yuri Kim: SHBA do u kërkojë llogari të korruptuarve, disa të tjerë janë në listë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e anë të një postimi në…

1 hour ago
  • Aktualitete

Si agjente e Enver Hoxhës: Si ndodhi arr.atisja e Vaçe Zelës gjatë turneut në Greqi dhe pse u zem.ërua sigurimi

Nga Emisioni “Vetting” : “Pallati i madh i Kulturës”, mban titullin do.sja e Sigu.rimit të…

1 hour ago
  • Aktualitete

SONDAZH:Kush mendoni se është politikan me i mirë: Thaçi apo Kurti ? Komentoni

albin Kurti politikan dhe akti.vist shqiptar, i cili sherbeu si krye ministri i Kosoves prej…

2 hours ago