Categories: Aktualitete

E moshuara vlonjate i “lëshohet” Berishës: Edhe burri im e di që dua të të pu.thë dhe…

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në Vlorë, ku takoi simpatizantë dhe drejtues të degës së PD-së në këtë qytet për t’i bindur që t’i bashkohen nismës së tij, që si objektiv të parë ka rrëzimin e vendimit të Lulzim Bashës që e përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

Advertisement

Gjatë takimit e morën fjalën edhe mbështetësit e Berishës. Mes tyre ishte një grua e moshuar, e cila rrëfeu takimin e parë me liderin historik të PD-së 20 vite më parë duke shkaktuar të qeshura në sallë, por edhe te vetë Berisha.
“Të urojmë shëndet dhe jetë të gjatë, jam demokratja e ’44. Sikur Rama të më falë gjysmën e Vlorës nuk bëhem socialiste, jam demokrate. Të njohim për burrë të ndershëm dhe jo të korruptuar. Sa flasin në TV se fëmijët e tu janë të pasur, këtu janë pasuruar të gjithë fshatarët, me vila dhe gradaçela, me nga një thes…për këtë gjë dëgjojmë në TV e kam fjalën.

Unë kur ke ardhur për herë të parë këtu, të kam takuar dhe pu.thur, përq.afuar, i thanë burrit tim; “gruaja jote ka pu.thur Sali Berishën”. Mirë bëri tha, është babai që do të shpëtojë Shqipërinë. Isha shumë e re, kam qenë 20 vite përpara. Kam ardhur që të them cdo të bëhet me pronat tona? Ne pronat i harruam tani, duam shëndet se jemi të tërë për në Babicë.

Këtë parti do të ndani në dysh apo do ta bëni njësh? Atëherë bëjeni njësh dhe veri një zot partisë dhe Bashën çojeni nga erdhi të ujisë lulet e Holandës. Lulzim Basha të shkojë atje ku ka vendin. Nëse partia nuk bashkohet ne nuk fitojmë kurrë” tha e moshuara.

Advertisement
Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

LVV pa Albin Kurtin s’do ta kalonin as pragun

Dukekomentuar rezultatin e zgjedhjeve, gazetari Leonard Kerquki përmes një po stimi në Facebook, tha se…

3 hours ago
  • Aktualitete

A duhet të shpallet Edi Rama kryeministri më i mirë Shqipëtarë apo Albin Kurti?

Sondazh i bërë online nga portali ynë nga dita e sotme do të kemi mundesi…

3 hours ago
  • Aktualitete

Berat Buzhala “Urdhëron” Kosovarët mos të shkojnë për pushime në Shqipëri

Gazetari Berat Buzhala pas ngjarjeve me turistët spanjoll ka ironizuar me një postim në facebook:…

4 hours ago
  • Aktualitete

Bekim Jashari ishte në GARË kundër Sërbise, ata që se votuan TURP ju qoftë

Për zgjedhjet në Drenicë dhe fitorën e PDK-së, kundër Bekim Jasharit ka reaguar përsëri veprimtari…

4 hours ago
  • Aktualitete

Jashari: Të turpëruar duhet të ndihen ata që morën peng votën e qytetarëve, ne jemi fitues të vërtetë të zgjedhjeve

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar sërish pas rezultateve preliminare…

4 hours ago
  • Aktualitete

Jeta modeste e nipit të Adem Jasharit dhe udhëtimet luksoze të djalit të Hashim Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi ka dy fotografi me heroin Adem Jashari dhe i publikon ato sa…

4 hours ago