Categories: Aktualitete

Hyseni për dialogun me Serbinë: Kurti tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat e vendit

Ish-koordinatori nacional për dialogun, Skënder Hyseni, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për sjellje arrogante e “pa sens diplomatik” në takimin e së martës me Serbinë në Bruksel. Sipas tij, Kurti “shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj”.

Advertisement

“Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej populisti dhe papërgjegjësinë e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë. Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht atë që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij për ruajtje të status-quosë. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afatgjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës! Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjata të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urgjent për Kosovën sesa përmbyllja e konfliktit me Serbinë me njohje të ndërsjellë”, ka shkruar në Hyseni në Facebook.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

Amaneti Patriarkut Irinej “Amanet Kosovën, mos ua falni shqiptarëve“!

Amaneti i fundit i Patriarkut serb Irinej, para së të h umbte j etën nga…

2 hours ago
  • Aktualitete

Zemaj:Do e rrezojme kete Qeveri se shpejti o popull

Ishministri i Shendetesise, Armend Zemaj, ka shpjeguar rrethanat e ngjar.jeve qe ndodhen naten e se…

2 hours ago
  • Aktualitete

Vulin: Kosova është e jona së shpejti do ia lëmë emrin Serbia e Vogël!

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, përsëriti sot se presidenti i Serbisë është, duhet…

2 hours ago
  • Aktualitete

Arben Gashi: O Albin po të ishim ne në Qeveri, liberalizimi i vizave do ishte kryer!

Shefi i grupit parlamentar të LDK, Arben Gashi gjate konferences se sotme ka berë me…

2 hours ago
  • Aktualitete

Enver Hoxhaj:Vjosës e Albinit spo iu intereson për popull,vetëm për karrige e para

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën e sotme të jashtëzakonshme…

2 hours ago
  • Aktualitete

Kurti: Vuçiq po kërkon “bosnjëzimin” e Kosovës. “Nuk ka me pa atë ëndërr”

Në një intervistë ekskluzive për “Pobjeda”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se ndaj vendeve…

2 hours ago