Categories: Aktualitete

Lutje Madhështore Për Të Kërkuar Dashurinë E Allahut, Krijuesut Të Botrave..!

Muadh Ibni Xhebel r.a. rrëfen: Një ditë në namazin e sabahut i Dërguari i Allahut s.a.v.s. erdhi kaq vonë, saqë ishte afruar koha e lindjes së diellit. Na e udhëhoqi namazin nxitimthi dhe më pas tha: “Qëndroni në vendet tuaja!” Më pas na u drejtua: Dua t’ju tregoj shkakun pse u vonova për të ardhur në namaz. Natën u zgjova për tehexhudin dhe e fala aq sa kisha mundësi. Gjatë namazit më mori gjumi. Kur hapa sytë, pashë Zotin tim me një fytyrë jashtëzakonisht të bukur. Allahu më tha: “O Muhammed! A e di se për çfarë po debatojnë engjëjt?” “Nuk e di”, iu përgjigja. Allahu sërish më bëri të njëjtën pyetje dhe unë i dhashë të njëjtën përgjigje. Më pas pashë që Allahu i Madhërishëm vuri shputën e dorës së Vet mbi supin tim, derisa ndjeva freskinë e saj në kraharor dhe pastaj mua m’u qartësua çdo gjë.

Advertisement

Pastaj Allahu më pyeti: “O Muhammed! A e di se për çfarë po debatojnë engjëjt?” “Për shpërblesat” iu përgjigja. “Çfarë janë shpërblesat?” (që shlyejnë mëkatet), më pyeti Allahu. I thashë: “Ecja drejt xhamisë për të falur namazin me xhemat, qëndrimi në xhami pas namazit duke përkujtuar Allahun dhe marrja e plotë e abdesit, edhe pse nuk e do zemra”. Më pas Allahu më pyeti: “Çfarë janë nivelet?” I thashë: Të ushqej dikë, të flas me fjalë të buta dhe të fal namaz në kohën kur të tjerët janë në gjumë”. Allahu më tha: “Më kërko çfarë të duash”. Atëherë bëra këtë lutje.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. gjithashtu tha: “Kjo lutje është e vërtetë. Mësojeni edhe ju dhe mësojuani edhe të tjerëve”. Ajo lutje është: O Allah! Të kërkoj mundësinë për të bërë të mira, për të hequr dorë nga të ndaluarat, dashurinë ndaj të varfërve dhe (Të kërkoj) të më falësh e të më mëshirosh. Kur vendos të futësh popullin në trazirë, të ma marrësh shpirtin përpara se t’i vijë trazira. Të kërkoj dashurinë e atij që të do Ty dhe dashurinë e asaj vepre që më afron drejt dashurisë Sate.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

Sheshel: Shqiptaret janë si “kingja”, Nuk mund te bëjnë asgjë

Udhëheqësi radikal i Serbisë, Vojisllav Sheshel tha sonte se shqiptarët nuk mund të bëjnë asgjë…

2 mins ago
  • Aktualitete

Rrahman Jasharaj: Albin nëse punët si kryeminstër nuk t’dalin boll, hajde bëhu anëtar i yni

Në emisionin ‘Pressing’ në T7 po diskutohet për përpl.asjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti…

3 hours ago
  • Aktualitete

Mushkolaj flet për Kurtin: VV iu paska kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi

Mushkolaj në një postim në Facebook është shprehur se VV iu është kthyer “forës së…

3 hours ago
  • Aktualitete

Memli Krasniqi I Drejtohet Vjosa Osmanit Turp Të Qoftë E Injorove UÇK-Në

Reagim ndaj presidentes Vjosa Osmani, për mospërmendje të U.ÇK-së në përvjetorin e B.etejës së Koshares,…

3 hours ago
  • Aktualitete

Kjo është shtëpia “modeste” në Marigona Residence ku jeton Ramush Haradinaj

Shtëpinë e ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluf.tëta.rët menjëherë pas luf.tës në…

15 hours ago
  • Aktualitete

Kurti “me dy fytyra” dje e lavdonte e sot e akuzon diasporën, ata janë “rreziku i parë..do ta sjellin virusin…”

Kr yeministri Albin Kurti duket se ka ndërruar mendje në relacion me diasporën. Ai deri…

15 hours ago