Categories: Aktualitete

MAHNITËSE / Rama prezanton “magjinë”: Konsorciumi turko-shqiptar do të ndërtojë tunelin e Llogarasë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në një nga emisionet e mbrëmjes, ka deklaruar se është shpallur të premten e 8 tetorit, fituesi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Advertisement

Tuneli i Llogarasë do të ndërtohet nga një konsorcium turko-shqiptar, deklaroi kryeministri shqiptar.

Duke sjellë në vëmendjen kohëzgjatjen e punimeve, Rama garantoi se ato do të fillojnë së shpejti dhe do të mbyllen brenda këtij mandati, për një periudhë punimesh 36-mujore.

Më herët, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë (MIE) njoftoi rihapjen e garës për zgjedhjen e kompanisë së ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Tuneli i Llogarasë pritet të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjatë. MIE-ja e anuloi tenderin e parë, duke përjashtuar gjashtë kompanitë që morën pjesë për mungesë të plotësimit të dokumentacionit.

Advertisement

Në dhjetor të 2020-ës, MIE-ja hapi garën për kontratën që ka për objekt “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë)”, e cila u hap me një fond limit prej 19.1 miliardë lekësh apo rreth 155 milionë euro.

Në dokumente është specifikuar se operatori, që do të rezultojë fitues në fund të garës, do të ketë në dispozicion 37 muaj. Pra, më shumë se tre vjet për të bërë zbatimin e kontratës, ndërsa burimi i financimit do të jetë buxheti i shtetit.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

Prifti serb: Ka ardhur koha që të kthehemi përsëri në Kosovë

Nuk resht së politizuari dhe polarizuar sítuatën kreu i Kishës Ortodokse: Do të kthemi në…

6 hours ago
  • Aktualitete

Nga SHBA vjen lajmi qe po dridh Ballkanin – Greqia drejt njohjes së Kosovës?!

Kosova temē nē takimin e Dendias me Blinkenin: A po lēviz Greqia drejt njohjes? Shtetet…

6 hours ago
  • Aktualitete

Testamenti pasuror që ja mbajti të fshehur Nexhmija burrit të saj Enver Hoxhës në ’81-in dhe pas v.dekjes së tij, shkoi në….

Publikohen disa dokumenta të rralla arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të…

6 hours ago
  • Aktualitete

Marrëveshja serbo-turke e vitit 1938: sa para i’a jepte Serbia Turqisë për dë.bimin e shqiptarëve

Në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës…

6 hours ago
  • Aktualitete

Marrëveshja serbo-turke e vitit 1938: sa para i’a jepte Serbia Turqisë për dë.bimin e shqiptarëve

Në vitin 1938 qeveria e mbretërisë jugosllave ka nënshkruar një konventë me qeverinë e Republikës…

6 hours ago
  • Aktualitete

Selakoviq:Thaçi është ka’sap i Ballkanit, i thotë Osmanit se Vuçiqi është presidenti yt

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit…

6 hours ago