Categories: Kultura Opinione

Makiaveli, libri udhëzues për politikanët e paskrupullt

Nikolo Makiaveli ishte politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për Princin, libër udhëzues për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë.

Advertisement

Së bashku me Leonardo da Vinçin cilësohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes. Nikola Makiaveli në gjithëkohje do të ndërmendet si mendimtari i parë që hartoi teorinë e racionalizmit praktik. Nikolo lindi në Firence më 3 maj 1469. Ai ishte djali i një juristi. Për rininë dhe formimin e tij dihen shumë pak gjëra. Por është e qartë se ishte familjarizuar me poetët kryesorë, filozofët dhe historianët grekë dhe latinë. Zotërimi i shkencave politike dhe njohja e thellë e intrigave të kohës së vet, të dukshme në veprën e tij, të shtyjnë të hamendësosh se Makiaveli u përzie që shumë i ri në jetën politike të qytetit.

Ndryshe nga Platoni e shumë të tjerë pas tij, të cilët synonin të tregojnë, jo ç’është shteti, por çfarë duhet të jetë shteti (“shteti ideal”) Makiaveli politikën dhe shtetin i trajton, jo si çështje etike e morale, por si fakte dhe dukuri objektive shoqërore e historike, studimi i të cilëve duhet t’i ndihmojë pushtetmbajtësit “sundimtarit” se si duhet ta krijojë dhe si duhet ta mbrojë e ruaj sa më mirë dhe sa më gjatë rendin ekzsistues.

Ndryshe nga Arsitoteli, në veprat e të cilit politika dhe etika janë të lidhura në mënyrë të pashkoqitshme, kurse njeriu trajtohet si një qenie e mirë dhe e arsyeshme, si një “qenie politike” (zoon politikon), Makiaveli ishte i mendimit se njeriu është një qenie me përplot dobësi e të meta; i pabesë, mashtrues, i pasigurt, gënjeshtar, lakmues dhe një egërsirë. Ishte ky një nënçmim i rëndë, ndoshta më i rëndi që ndokush ia ka bërë ndonjëherë njeriut.

Njëra ndër idetë politike të Makiavelit është se prishësia e njerëzve është rrjedhojë e pabarazisë midis tyre. Për të qeverisur me njerëzit e këtillë dhe për ta mbrojtur shtetin nga këta dhe të tjerët jashtë e brenda shtetit është i lejueshëm çdo mjet: gënjeshtra, mashtrimi, thyerja e besës, premtimi i rrejshëm, dhuna, ryshfeti etj. Sipas Makiavellit në politikë nuk ka moral; gjëja kryesore dhe më e “moralshme” është suksesi dhe rezultati, përkatësisht arritja e qëllimit.

Advertisement

“Njeriu i mençur kurrë nuk do ta gjykojë veprimin, i cili i shkel normat zakonore me qëllim të themelimit të monarkisë ose të republikës. Nëse faktet e akuzojnë ligjdhënësin apo shtetarin, atë e arsyeton rezultati. Arsyetimi është vlerëplotë nëse rezultati është i mirë”. Qëllimi e arsyeton mjetin.

Këto mendime të Makiavelit qëndrojnë në themel të mbretërive absolute, që u vendosën nga vitet 1600 në shumë vende evropiane. Edhe sot i referohen atij, jo më pak kur bie fjala për diktaturat e qindvjeçarit të fundit, që nga Stalini dhe Hitleri, deri tek diktatorët e fundit ushtarakë të ish-kolonive. Madje edhe Hitleri çdo natë para se të flinte e lexonte librin e Makiavellit “Princi” gjysmë ore dhe kur flinte librin e tij e vendoste ndër kokë. Ky libër edhe pse bëri bujë të madhe dhe influencoi në shumë zhvillime politike dhe pretendentë për lidership, skandalizoi shumë njerëz dhe u kritikua tej mase.

“Makiavelizmi” është sot sinonim i një politike force, të paskrupullt dhe pa moral, në dobi të së cilës të gjitha mjetet janë të mira. Hipoteza bazë e kësaj teorie është se çdo njeri e di çfarë do dhe se, sipas kritereve të arsyeshme, zgjedh mjetet që i shërbejnë më mirë realizimit të synimeve të tij.

Vitet e fundit të jetës, Makiaveli i kaloi i vetmuar në një fshat të vogël larg qytetit; vdiq më 1527, u varros në kishën Santa Croce, Firence, ku ironikisht i ishte ndaluar hyrja sa ishte gjallë.

Advertisement
Share

Recent Posts

  • Aktualitete

Berisha: S’largohem nga Shqipëria dhe nëse hapin çështje pe.nale ndaj meje, këtu s’ka njëri që mund të më bur/gos

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të përballet me çdo akuzë…

3 days ago
  • Aktualitete

Dëshmia e gjallë: Arre.stimi me dr.ogë i Koço Devoles në Itali, si angazhoi Sali Berisha avo.katin e Berluskonit dhe interesimi i Ilir Metës

Gazetari Mitro Çela ka publikuar së fundmi një libër me kujtime në nder të kolegut…

3 days ago
  • Aktualitete

Zbulohet pasuria e çmendur e Blendi Fevziut nga Bledi Mane: “7.5 milione euro ne banke, rroga e tij arrinë 37 mije euro, ka 11 shtepi dhe 3 vila

Det.aje të reja kanë dalë nga aks.identi i makinave shoqëruese të Sali Berishës në autostradën…

3 days ago
  • Aktualitete

Zbulohet pasuria e çmendur e Blendi Fevziut nga Bledi Mane: “7.5 milione euro ne banke, rroga e tij arrinë 37 mije euro, ka 11 shtepi dhe 3 vila

Duhen kater kembe te kercejne ta.ngo, dy k.urva duhen te çelin bordellon. Ndryshe nga vallzimi…

3 days ago
  • Aktualitete

Bota serbe dhe greke në habi pas dokumentit: “Serbët dhe grekët janë dy popuj me histori të falsifikuar në mënyrën më primitive!”

“Çʋditërisht edhe sot disa stʋdiʋes sllavë nga Maqedonia paraqiten më shov.inistë e ra.cistë kʋndër shqiptarëve,…

3 days ago
  • Aktualitete

Kaq Përqind E Shqiptarëve Janë Pro Bashkimit Shqipëri-Kosovë! A JENI JU PRO APO KUNDER?

Katër në pesë shqiptarë të Shqipërisë (79,2%) do të votonin pro bashkimit në një shtet…

3 days ago