Categories: Aktualitete

Paga minimale 500 euro?! Deklarata e fortë e Ramës: Brenda vitit do …

Kryeministri Edi Rama sqaroi në konferencën e, për prezantimin e planit për përballimin e krizës energjetike, pse nuk mund të rriten pagat me 500 euro.

Advertisement

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se nëse paga minimale rritet 500 euro sa hap e mbyll sytë, vendi hyn në një krizë urie në më pak se një vit.

Po ashtu, sipas Ramës, as pensionet nuk mund të rriten shumë, pasi sipas tij, ato financohen nga sigurimet shoqërore dhe në vendin tonë me kontributet shoqërore nuk paguhen dot as gjysma e pensioneve.

“Nëse e rrisim pagën minimale jo në 500 euro, por në 500 mijë lekë, sa hap e mbyll sytë, na duhet më pak se një vit që të hyjmë në krizën e urisë.

Pagat e pensionet në një vend rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi. Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, pra nga kontributet e atyre që punojnë.Pa hyrë në historinë e abu/zimeve, të gropës së madhe, le të shohim sa sigurime shoqërore paguajmë ne. Me këtë nivel sigurimesh shoqërore e shëndetësore, ne sot nuk do të paguanim dot as gjysmën e pensioneve që paguajmë. Pjesën e munguar nga njerëzit e kemi mbuluar nga buxhet i shtetit, me afro 450 milionë dollarë në vit, që është shuma e ardhur nga taksat e aktivitetit ekonomik.

Advertisement

Nga ana tjetër, edhe pse afro gjysmë miliardi cdo vit ne i marrim nga taksat për të mbushur deficitin e pensioneve, që më 2014 ne i kemi ulur taksat dhe tatimet për 97% të shqiptarëve. Po ashtu biznesi i vogël paguan zero taksë, ndërkohë që deri më 2013 paguante 10% taksë.Këto janë fakte dhe cdo infermiere, cdo punonjës policie, cdo mësues, cdo kamerier, kuzhinier, etj, që ka punuar më parë, pra ka paguar taksë nga paga para 2013, këtë që po them e verifikon shumë lehtë dhe e di shumë mirë”, tha Rama.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

LVV pa Albin Kurtin s’do ta kalonin as pragun

Dukekomentuar rezultatin e zgjedhjeve, gazetari Leonard Kerquki përmes një po stimi në Facebook, tha se…

49 mins ago
  • Aktualitete

A duhet të shpallet Edi Rama kryeministri më i mirë Shqipëtarë apo Albin Kurti?

Sondazh i bërë online nga portali ynë nga dita e sotme do të kemi mundesi…

52 mins ago
  • Aktualitete

Berat Buzhala “Urdhëron” Kosovarët mos të shkojnë për pushime në Shqipëri

Gazetari Berat Buzhala pas ngjarjeve me turistët spanjoll ka ironizuar me një postim në facebook:…

56 mins ago
  • Aktualitete

Bekim Jashari ishte në GARË kundër Sërbise, ata që se votuan TURP ju qoftë

Për zgjedhjet në Drenicë dhe fitorën e PDK-së, kundër Bekim Jasharit ka reaguar përsëri veprimtari…

58 mins ago
  • Aktualitete

Jashari: Të turpëruar duhet të ndihen ata që morën peng votën e qytetarëve, ne jemi fitues të vërtetë të zgjedhjeve

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar sërish pas rezultateve preliminare…

60 mins ago
  • Aktualitete

Jeta modeste e nipit të Adem Jasharit dhe udhëtimet luksoze të djalit të Hashim Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi ka dy fotografi me heroin Adem Jashari dhe i publikon ato sa…

1 hour ago