Categories: Aktualitete

Paskal Milo sqaron me fakte: Ministri i jashtëm grek është me origjinë shqiptare nga Bregu (video)

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” foli për vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë , Nikos Dendias, ndërsa u shpreh se Greqia nuk e ka mundësinë që të shtrihet 12 milje në kufirin detar me Shqipërinë.

Advertisement

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, Milo u ndal edhe tek origjina e ministrit të jashtëm grek.

Profesor Milo u shpreh se Dendias në kuptimin e brezit të parë nuk është arvanitas, është nga bregu, por si shumë himariotë kanë dhënë e kanë marrë, “të paktën nga i ati është nga Bregu”, u shpreh Milo.

Ndërkohë për ish-ministrin e Jashtëm Grek, Teodor Pangallos, Milo deklaroi se Pangallos është trashëgimtar i brezave arvanitase duke theksuar se sipas tij është nga ata arvanitus i rritur në Elefsina dhe se sipas tij është një dimension tjetër.

Pyetja nga gazetari Enkel Demi: Ju keni qenë Ministër i jashtëm kur homologu juaj ishte zoti Pangallos, i cili është nga ata studiues që ka pranuar që flet shqip. Nikos Dendias është arvanitas gjithashtu, i ati Spiro Dede, (me disa variante mbiemrash) ka udhëhequr Dhomën e Tregtisë në Korfuz dhe është takuar nga gazetarë shqiptarë dhe fliste shqip lirshëm. Këta ministra të Jashtëm Arvanitas si ndjehen, cila është ndjesia e tyre kombëtare?

Advertisement

Milo: Unë nuk e dija që familja Dede dhe Spiro Dede është nga fshati Ilias, ai ka shkruar shumë vite të shkuara, për Himarën. Kjo nuk do të thotë gjë.Unë e kam njohur Pangallos mirë, ai është një dimension tjetër. Edhe Pangallo trashëgimtar i brezave arvanitase, shprehej se gjyshja e tij nuk dinte greqisht. Ai vete fliste dhe flet pak shqip dhe kupton shumë mirë.

Unë kam qenë në Elefsinë, më ka çuar. Më dha një darkë në një restorant ku qëndronte gjyshi i tij gjenerali Teodor Pangallo, atje kishte një mbishkrim, “këtu rrinte i madhi Tedor Pangallos”. Kurse Dendias kam përshtypjen se nuk është arvanitas në kuptimin e brezit të parë, është i mëvonshëm, por si shumë himariotë kanë dhënë dhe kanë marrë ”, shtoi Milo.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

SONDAZH:Kush mendoni se është politikan me i mirë: Thaçi apo Kurti ? Komentoni

albin Kurti politikan dhe akti.vist shqiptar, i cili sherbeu si krye ministri i Kosoves prej…

50 mins ago
  • Aktualitete

Ambasadori palestinez në Serbi: Nuk do ta njohim Kosovën!

Ambasadori i Pa.lest.inës në Serbi, Mohammed Nabhan ka bërë thirrje tek vendet arabe që t’i…

52 mins ago
  • Aktualitete

LAJMI I FUNDIT Nga Haga per Hashim Thaçin teper e rende qfar u zbulua

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka dorëzuar në Dhomat e Spec ializuara dhe…

58 mins ago
  • Aktualitete

Grekët në delirium/ Ikona greke prap këndon shqip edhe thotë: ‘Emigrantët shqiptarë meritojnë edhe më shumë se kaq’

Dasho Kurti kompozitori dhe muzikanti i njohur shqiptar në Greqi këtë të mërkurë ishte i…

1 hour ago
  • Aktualitete

Bekë Berisha: Do tia n.xij jetën Albin Kurtit

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bekë Berisha, ka folur për rolin e dep.utetëve të…

1 hour ago
  • Aktualitete

Grekët në delirium/ Ikona greke prap këndon shqip edhe thotë: ‘Emigrantët shqiptarë meritojnë edhe më shumë se kaq’

Dasho Kurti kompozitori dhe muzikanti i njohur shqiptar në Greqi këtë të mërkurë ishte i…

2 hours ago