Categories: Aktualitete

Qeveria Rama me vendim të gëzueshëm për të gjithë shqiptarët, shpresojmë të vazhdojnë kështu

Këshilli i Ministrave ditën e sotme ka miratuar një fond shtesë në buxhetin e shtetit për subvencionimin e pagesave të qirasë për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Advertisement

Në vendimin e qeverisë thuhet se efekti financiar, prej 800 000 000 (tetëqind milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021. Vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe betohet në Fletoren Zyrtare.

V E N D I M: NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE DHE EKONOMISË, PËR SUBVENCIONIMIN E PAGESAVE TË QIRASË PËR FAMILJET E MBETURA TË PASTREHA, SI PASOJË E FATKEQËSIVE NATYRORE, TËRMETIT TË DATËS 26.11.2019

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe të aktit normativ nr.37, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për një ndryshim në aktin normativ nr.8, datë 7.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësive natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Në buxhetin e vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, në programin e strehimit, shtohet fondi prej 800 000 000 (tetëqind milionë) lekësh, në zërin “shpenzime korrente”, përkatësisht, në produktin për pagesat e subvencionimit të qirasë për familjet e mbetura të pastreha si pasojë e fatkeqësive natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019.
Efekti financiar, prej 800 000 000 (tetëqind milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.

Advertisement

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

SONDAZH:Kush mendoni se është politikan me i mirë: Thaçi apo Kurti ? Komentoni

albin Kurti politikan dhe akti.vist shqiptar, i cili sherbeu si krye ministri i Kosoves prej…

9 mins ago
  • Aktualitete

Ambasadori palestinez në Serbi: Nuk do ta njohim Kosovën!

Ambasadori i Pa.lest.inës në Serbi, Mohammed Nabhan ka bërë thirrje tek vendet arabe që t’i…

12 mins ago
  • Aktualitete

LAJMI I FUNDIT Nga Haga per Hashim Thaçin teper e rende qfar u zbulua

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka dorëzuar në Dhomat e Spec ializuara dhe…

17 mins ago
  • Aktualitete

Grekët në delirium/ Ikona greke prap këndon shqip edhe thotë: ‘Emigrantët shqiptarë meritojnë edhe më shumë se kaq’

Dasho Kurti kompozitori dhe muzikanti i njohur shqiptar në Greqi këtë të mërkurë ishte i…

23 mins ago
  • Aktualitete

Bekë Berisha: Do tia n.xij jetën Albin Kurtit

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bekë Berisha, ka folur për rolin e dep.utetëve të…

27 mins ago
  • Aktualitete

Grekët në delirium/ Ikona greke prap këndon shqip edhe thotë: ‘Emigrantët shqiptarë meritojnë edhe më shumë se kaq’

Dasho Kurti kompozitori dhe muzikanti i njohur shqiptar në Greqi këtë të mërkurë ishte i…

1 hour ago