Categories: Aktualitete

Vuçiq në gjendje të rëndë nga aksioni i Kurtit, Ngjela: Nëse Kurti e rrëzon Vuçiqin, radhën e ka Rama

Avokati nga Shqipëria,Spartak Ngjela konsideron se gjendja e sotme në Ballkanin Perëndimor është degradim i mendjeve politike që e drejtojnë.Ai ne një postim në Facebook, ka shkruar se derisa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është në stres të madh për Kosovën dhe nuk fle natën, kryeministri i Shqipërisë, ulet miqësisht me të dhe kërkon “Ballkanin e Hapur”.

Advertisement

“Presidenti Aleksandër Vuçiç, thotë kryeministrja e Serbisë, është në stres të madh për konfliktin me Kosovën, dhe nuk fle dot natën… Po Rama? Turp i madh. Rama shkon e ulet miqësisht me një terorist dhe na kërkon me të edhe një Ballkan të Hapur. (!) Por, nëse është e vërtetë gjendja shëndetësore e Aleksandër Vuçiqit, ai është i humbur. Po Rama?”, shkruan Ngjela në Facebook.Sipas tij, gjendja e rëndë e Vuçiqit ka ardhur nga aksioni i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës dhe shenjat janë që Vuqiç është drejt dorëheqjes “për arsye shëndetësore”.

“Po Rama? Nëse Albin Kurti e rrëzon vërtet Aleksandër Vuçiçin, i takon pastaj të rrëzojë edhe Ramën. Le të presim. Ishin tre këta, në fillim: Thaçi, Rama dhe Vuçiç. Njëri është në burg, tjetri drejt degradimit mendor, kurse Rama, i mbetur vetëm mbase shkon t’i lutet edhe një herë tjetër Albin Kurtit. “Do të ndërrojmë territoret”, tha Thaçi; “Do të Hap Ballkanin”, tha Rama dhe Vuçiç. Dhe i gëzuar ishte teroristi Vuçiç për këtë ndërrim dhe hapje territoriale në dëm të Kosovës dhe Shqipërisë”, rikujtoi avokati shqiptar.“Por, ja që territoret vdiqën, kurse Ballkani i Hapur mbeti një tog-fjalësh i zbrazur; Thaçi u burgos; Vuçiç po shkon drejt ezaurimentit nervor, kurse Rama po flet me sallatë fjalësh për fantazmën Ballkan i Hapur.

Advertisement

Recent Posts

  • Aktualitete

A ka përhajr, Ganimete Musliu vendos ti jep fund beqaris me këtë person që e njihni të gjithë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu asnjëherë pothuajse nuk ka bërë publike diçka nga…

42 mins ago
  • Aktualitete

A do e votonit Xhavit Halitin për President në vend të Vjosës?PO apo JO?

Haliti është ndër njerëzit më të paprekshëm në PDK, dhe në vazhdimësi ka qenë në…

43 mins ago
  • Aktualitete

“Shkurt dhe qartë” nga Yuri Kim: SHBA do u kërkojë llogari të korruptuarve, disa të tjerë janë në listë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e anë të një postimi në…

45 mins ago
  • Aktualitete

“Shkurt dhe qartë” nga Yuri Kim: SHBA do u kërkojë llogari të korruptuarve, disa të tjerë janë në listë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e anë të një postimi në…

46 mins ago
  • Aktualitete

Si agjente e Enver Hoxhës: Si ndodhi arr.atisja e Vaçe Zelës gjatë turneut në Greqi dhe pse u zem.ërua sigurimi

Nga Emisioni “Vetting” : “Pallati i madh i Kulturës”, mban titullin do.sja e Sigu.rimit të…

47 mins ago
  • Aktualitete

SONDAZH:Kush mendoni se është politikan me i mirë: Thaçi apo Kurti ? Komentoni

albin Kurti politikan dhe akti.vist shqiptar, i cili sherbeu si krye ministri i Kosoves prej…

2 hours ago